Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në një aksion të institucioneve të rendit në këtë komunë janë arrestuar dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb.
Sipas Rahimajt, pas një pune intensive të institucioneve, është përmbyllur me sukses një aksion ndaj personave që, sipas tij, për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin.
Ai ka bërë të ditur se në një nga aksionet e fundit në Kamenicë janë bastisur disa lokacione dhe më pas janë arrestuar dy drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, pa specifikuar se për çfarë veprash bëhet fjalë.
Rahimaj e ka cilësuar këtë aksion si një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit në komunën e Kamenicës./A.K/
