Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët e Partisë Socialdemokrate(PSD) të cilët penguan konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trandafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.
Aktivistët janë arrestuar jashtë objektit ku po mbahet konferenca. Aktivistët po ashtu kanë vënë edhe mbishkrimi në veturën e EULEX-it, “Non Grata”.