Policia e Kosovës ka arrestuar sot aktivistët e PSD-së, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenin. Këtë e ka konfirmuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili deklaroi se arrestimi i tyre u bë gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.”, shkroi ai mes tjerash.
Molliqaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi./UBTNews