Policia ka arrestuar sot (e hënë) 6 persona të cilët ishin përfshirë në një rrahje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve në një parking në Prishtinë.
Fillimisht policia kishte marrë informatat për një armë në një veturë në një parking në kryeqytet ndërsa në vendin e ngjarjes kanë hasur në një rrahjes mes disa personash.
Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej gjashtë persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar.
Policia bën të ditur se është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent ku ndaj personave të dyshuar të lartcekur janë iniciuar rastet “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ku 4 nga 6 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.