UBT News

Arrestohen 39 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë

Policia e Kosovës njofton se nё Pejё, gjatё muajit shtator 2025, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj 39 personave tё kёrkuar.

Sipas njoftimit, gjatё muajit shtator nga data 1 shtator 2025 deri më 30 shtator 2025, janё arrestuar tridhjetë e nёntё persona tё dyshuar.

Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, katrёmbёdhjetё (14) nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar në seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente./D.B/KP

Exit mobile version