UBT News

Arrestohen 200 kontraktorë për shembjen e ndërtesave si pasojë e tërmetit në Turqi

Rreth 200 kontraktorë janë arrestuar në Turqi në lidhje me shembjen e ndërtesave pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në fillim të këtij muaji, njoftoi Ministria e Drejtësisë e Turqisë.

Rreth 50 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit.

Sipas ministrisë, 626 persona janë “të dyshuar” pasi disa ndërtesa u shembën plotësisht dhe disa u dëmtuan rëndë pas tërmetit. Disa nga të dyshuarit vdiqën gjatë tërmetit, ndërsa të tjerët po kërkohen nga policia.

Të shtunën, Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag tha se provat janë mbledhur në mijëra ndërtesa.

Më shumë se 5 mijë e 700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë./UBTNews/

Exit mobile version