Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha mëngjesin e sotëm ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta një ditë më parë, 21 tetor.
Meta u arrestua në afërsi të kthesës së Kamzës teka po udhëtonte me makinë.
Ministri Hoxha i është përgjigjur kritikave për mënyrën se si ka vepruar policia e Shtetit për të kryer arrestimin. Hoxha shton se kundërshtimi i Metës e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të tij nga forcat Operacionale.
“Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte”, shkruan ai ndër të tjera.