UBT News

Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, Prokuroria jep detaje

Tetë zyrtarë policorë, prej tyre dy femra dhe një pjesëtar i komunitetit serb janë ndaluar sot. Ata u arrestuan mëngjesin e sotëm në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi njoftoi se arrestimi i tyre erdhi pas një viti hetim, dhe deklaroi ata janë arrestuar nën dyshimet për veprat penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare, ushtrim dhe ndikim, shitblerje dhe posedim i substancave narkotike.

Kryeprokurori i Shtetit njoftoi se janë bastisur disa lokacione si dhe janë sekuestruar nëntë telefona mobil, një veturë si dhe disa dokumente./UBTNews

Exit mobile version