Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tre policët e kidnapuar duhet të kthehen sa më parë në Kosovë. Ai tha se që nga dje janë fokusuar 100 për qind për lirimin e tyre.
“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më pare”, ka shkruar Rama.