UBT News

Arrestimi i një bosi të dyshuar të drogës shkakton përleshje të dhunshme në Meksikë

Një bos i dyshuar droge, arrestimi i të cilit shkaktoi përleshje në veri-lindje të Meksikës, është deportuar në SHBA, përcjell UBT News.

Juan Gerardo Treviño, i njohur gjithashtu si “El Huevo”, u kap në agimin e së hënës nga autoritetet meksikane. Një përleshje e dhunshme midis ushtrisë dhe anëtarëve të bandës pasoi në Nuevo Laredo.

Një shtetas amerikan dhe në listën e të “kërkuarve”, ai përballet me akuza për trafik droge dhe pastrim parash atje.

Ai akuzohet gjithashtu për vrasje, terrorizëm, zhvatje dhe shoqërim kriminal në Meksikë, tha qeveria për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kapja e liderit të profilit të lartë të kartelit është “një nga arrestimet më të rëndësishme të dekadës së fundit”, tha Sekretari Meksikan për Punët e Jashtme, Marcelo Ebrard për CB Televisión.

Juan Treviño u arrestua në shtetin Tamaulipas, një nga rajonet më të dhunshme të Meksikës. Disa ditë më parë, autoritetet lokale kishin shpallur një shpërblim prej 100,000 dollarësh për kapjen e tij.

Ai akuzohet për drejtimin e një organizate të fuqishme kriminale, Kartelin Verilindor, dhe bandën e saj të armatosur, Troops from Hell.

Familja e z. Treviño është gjithashtu e lidhur me grupet e krimit të organizuar në Meksikë. Xhaxhai i tij është Miguel Ángel Treviño Morales, dikur udhëheqësi i kartelit famëkeq të drogës Los Zetas. I njëjti tani është duke vuajtur një dënim të përjetshëm, pasi u akuzua për urdhërimin e masakrave dhe përdorimin e drogës në shkallë globale.

Anëtarët e Los Zetas u bënë veçanërisht famëkeq për brutalitetin e tyre, shpesh duke torturuar dhe prerë kokat e viktimave të tyre. Banda tani është shpërndarë kryesisht dhe është ndarë në disa grupe, duke përfshirë Kartelin Verilindor.

Arrestimi i Juan Treviño shkaktoi një përleshje hakmarrëse me armë nga anëtarët e kartelit të tij. Rreth 700 trupa ushtarake dhe katër helikopterë ishin të nevojshëm për të siguruar zonën.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan kamionë të mëdhenj në flakë dhe rrugë të bllokuara. Për shkak të trazirave u mbyllën disa ura ndërkombëtare midis SHBA-së dhe Meksikës.

Konsullata e SHBA-së në qytet gjithashtu konfirmoi se ishte dëmtuar dhe u detyrua të mbyllej përkohësisht.

Shteti i Tamaulipas është i njohur për vrasjet dhe zhdukjet e dhunshme, shpesh të lidhura me kartelet e fuqishme të drogës që luftojnë për territor./UBTNews/

Exit mobile version