Njësitë policore në Prishtinë kanë bastisur pesë lokacione. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth 2 mijë e 220 euro.
Janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë.
Me këtë rast janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është inicuar si kontrabandim me migrantë.