Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit të realizuar nga njësitet policore në trupin dhe banesën e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 38.6 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 2.4 gramë substancë e dyshuar të llojit kokainë, një shumë parash si dhe një telefon, sipas Raportit të fundit të Policisë se Kosovës.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.
