Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Raportit një ditor të Policisë, i dyshuari, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.
