Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, është përleshur fizikisht dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku si pasojë e përleshjes, dy personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore.
I dyshuari, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa viktima ka mbetur në spital për kurim të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe gjithsej 20 fishekë me gaz, dhjetë prej të cilëve u gjetën në çantën e të dyshuarit, si dhe tri gëzhoja.
Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë” dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
