UBT News

Arrest shtëpiak të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji të pandehurit D.S, nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

Sipas Gjykatës, më datë 12.05.2018, në Serbi, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi financiare të kundërligjshme, paraprakisht merret vesh me prindin e viktimës së mitur, që të njëjtën në mënyrë të kundërligjshme ta dërgojë në Gjermani, në rrugë ilegale, për një shumë të parave, ku e merr viktimën dhe në mënyrë të kundërligjshme e kalojnë kufirin, pajisen me dokument të rremë identifikimi e pastaj tentojnë të kalojnë kufirin për në shtet të BE-së, por ndalohen nga policia në pikë kufitare.

“I pandehuri D.S, është arrestuar jashtë shtetit sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Pejë, i njëjti është ekstraduar në shtetin e Kosovës dhe është sjellë para gjykatës. Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, për këtë arsye të pandehurit iu caktua masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se me gjetjen e mundshme të tij në liri, ekziston rreziku real që të ik për faktin se i njëjti deri më tani ka qenë në arrati”, thuhet në njoftimin e Themelores./UBTNews

Exit mobile version