Një i burgosur është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.