UBT News

Arratisen dy të mitur nga burgu i Lipjanit, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Dy të mitur janë arratisur mbrëmë nga Qendra Korrektuese në Lipjan. Lidhur me rastin janë suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

“Shërbimi Korrektues ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews

Exit mobile version