UBT News

Arrat dhe peshku zgjasin jetën

Do të jetosh më gjatë? Ha më pak mish të kuq. Konsumi i këtij lloj mishi rrit rrezikun për të vdekur, në veçanti për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Anasjelltas, një dietë që privilegjon peshkun dhe mishrat e bardhë redukton rrezikun e vdekjes.

Peshku është ushqim me vlera të larta ushqimore, përmban proteina cilësore dhe një gamë të gjerë vitaminash dhe mikroelementësh, përfshirë këtu vitaminat A dhe D, fosfor, kalcium, hekur, bakër, magnezium, selenium jod etj.

Proteinat e peshkut përmbajnë të gjitha llojet e aminoacideve të nevojshme për rritjen e organizmit të trupit të njeriut. Ato treten lehtë dhe janë superiore ndaj proteinave të tjera të  zarzavateve e drithërave dhe shumë të vlefshme, si dhe të gjithë proteinat e  mishit të zakonshëm.

Sipas ekspertëve, edhe në sasira të vogla, peshku ka nje impakt të theksuar pozitiv në përmirësimin e dietës së njeriut. Vaji i peshkut përmban acide yndyrore të domosdoshëm për zhvillimin e trurit të njeriut dhe është dhe një ushqim i domosdoshëm për nënat shtatëzana.

Të paktën 9.3 për qind dhe 7.6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar.

Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston. Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme.

Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri.

Exit mobile version