Gjermania furnizoi Ukrainën lindore me “armë shumë efikase që po bëjnë ndryshimin tani në betejën aktuale”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit Yair Lapid sot në Berlin.
“Ajo që kemi dhënë me tankun kundërajror Gepard, Howitzer 2000 vetëlëvizës, raketahedhësin e shumëfishtë MARS, janë armët që në fakt po kontribuojnë në faktin se tani është e mundur në betejën lindore të ndryshohen rezultatet, siç po ndodhë për momentin”, tha Scholz.
Gjermania është zotuar të dorëzojë sistemin e mbrojtjes ajrore Iris-T në Ukrainë dhe vendi kishte vendosur të porosiste më shumë nga këto sisteme, tha ai./UBTNews/