Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit me grupin palestinez Hamas në Gaza. Negociatat për këtë fazë do të fillojnë në Uashington, DC, dhe pritet të zhvillohen të hënën. Takimi i parë i Netanyahu me presidentin amerikan Donald Trump do të zhvillohet të martën në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri izraelit do të diskutojë me dërguarin e Trump për Lindjen e Mesme, Steve Whitkoff, për kushtet që lidhen me fazën e dytë të armëpushimit. Ky udhëtim vjen pas nënshkrimit të fazës së parë të armëpushimit më 19 janar, që çoi në lirimin e 33 robërve izraelitë në këmbim të 2,000 të burgosurve palestinezë. Faza e dytë do të përfshijë lirimin e robërve të mbetur dhe mund të përmbyllet me një marrëveshje më të qëndrueshme për fundin e konfliktit./UBTNews/