UBT News

Armëpushimi Izrael-Iran u arrit falë Trump”, Rutte përgëzon presidentin e SHBA-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ndodhet në një konferencë për shtyp me Donald Trump, ndaj të cili ka shprehur vlerësim mbi vendimin e Presidentit lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme.

Dua vetëm të vlerësoj veprimin tuaj vendimtar ndaj Iranit. Ju jeni një njeri i forcës, por edhe një njeri i paqes”, tha ai.

Rutte vlerësoi rolin e Trump në arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të gjithë planetin.

Gjithashtu dua t’ju përgëzoj për faktin që keni pasur sukses në arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit, i cili është i rëndësishëm për të gjithë botën”, theksoi ai.

Duke u ndalur tek ajo që përbën rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes nga vendet anëtare të Aleancës, Rutte tha: “Për një kohë shumë të gjatë, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur barrën kryesore brenda Aleancës, por kjo mbaron sot. Ne kemi një plan konkret që të gjithë aleatët do t’i kushtojnë 5% të PBB-së së tyre mbrojtjes. Ky vendim është thellësisht i rrënjosur në misionin tonë kryesor dhe është i nevojshëm për të financuar planet dhe përgatitjen tonë të mbrojtjes. Dhe do të sigurojë që të gjithë të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në sigurinë tonë.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut që parashikon angazhimin për mbrojtje të ndërsjellë në rast sulmi ndaj aleatëve të NATO-s, u përgjigj: “Ne jemi me ta gjatë gjithë kohës”.

Exit mobile version