Izraeli thotë se ka shpresë se armëpushimi mund të zgjatet përsëri dhe Hamasi ka treguar se është i hapur për këtë.
Shefat e inteligjencës nga Izraeli, SHBA dhe Egjipti kanë zhvilluar bisedime në Katar për të diskutuar një marrëveshje të re të mundshme, shkruan BBC.
Kjo mund të përfshijë lirimin e personelit ushtarak, të rrëmbyer gjatë sulmit vrasës nga Hamasi më shumë se 50 ditë më parë. Rreth 160 persona mbeten në robëri.
Në Izrael, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë një listë me emrat e atyre që do të lirohen më vonë sot – familjet e tyre po njoftohen.
Për çdo shtetas izraelit të kthyer, tre palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.
Në Gaza, më shumë furnizime humanitare po hyjnë – por agjencitë e ndihmës thonë se ende nuk mjafton. Dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka raporte për përleshje ndërsa ushtria izraelite kryen një operacion në Jenin.