Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka propozuar të enjten që forcat ruse të pozicionohen përreth kufirit me Azerbajxhanin, një ditë pas tensionimit të ri të situatës mes Jerevanit dhe Bakusë.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të përkrahur nga Rusia, propozim ky të cilin e përkrahën dy shtetet pas konfliktit ushtarake në kufirin e tyre të përbashkët.
Pashinyuan ka vlerësuar se bazuar në situatën aktuale është e përshtatshme që të mendohet vendosja e ushtrisë ruse në krejt vijën kufitare midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Propozimi pritet që të diskutohet me zyrtarët nga Moska dhe do ta lejonte procesin e demarkacionit.
Kremlini ka bërë të ditur se ka vënë kontakte me që të dy shtetet, porse ka refuzuar që të komentojë rreth propozimit të kryeministrit armen. Ministria armene e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtria e Azerbajxhanit ka hapur zjarr drejt pozicioneve të Armenisë, duke e shtyrë palën armene që të kundërpërgjigjet.
Armëpushimi është arritur gjatë së mërkurës për konfliktin në të cilin mbetën të vrarë pesë ushtarë. Ky incident ishte më i rëndi që prej luftës gjashtëjavëshe të vitit të kaluar për rajonin Nagorno-Karabakh./koha