Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar tri raste të armëmbajtjes pa leje, ku janë përfshirë tre të dyshuar meshkuj kosovarë.
Në Pejë, nga një i dyshuar mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Junik, , në dy raste të ndara janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Nga njëri është konfiskuar një armë pistoletë me 34 fishekë, ndërsa nga tjetri një pistoletë me 12 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet vazhdojnë të trajtohen nga organet kompetente.
