UBT News

“Arma inteligjente”, shkrep vetëm në duart e pronarit

Pronësia e armëve ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë debati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga grupe të ndryshme. Një pjesë mendon se kjo ka të bëjë me lirinë personale, e një pjesë tjetër besojnë se numri i rasteve tragjike mund të bie nëse reduktohet përdorimi i tyre, raporton Reuters.

Biofire Tech me bazë në Kolorado ka krijuar zhvillimin më të fundit në armët e personalizuara që mund të gjuhen vetëm nga përdoruesit e verifikuar. Kjo armë inteligjente është mundësuar nga teknologjia e njohjes së fytyrës, opsioni i njëjtë si për telefona.

Arma mund të përdoret vetëm nga pronari i saj, deri në pesë persona, duke i përfshirë anëtarë të familjes, të cilët mund të regjistrohen për të përdorur biometriken. Secili prej këtyre modeleve lejon personalizim, siç është zgjedhja e ngjyrës apo konfigurimi i armës për majtakë./syri.net

Exit mobile version