Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, tashmë në opozitë, Shqiprim Arifi përmes rrjetit social Facebook, në prag të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk mund të ketë marrëveshje pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.
“Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut. Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen. Nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës”, ka shkruar Arifi.
Kryeministri Albin Kurti dje ka udhëtuar drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Kurti deklaroi se ky takim është për të ardhmen e dialogut dhe jo për vazhdimin e tij./UBTNews
(Driton Hyseni, Media dhe Komunikim në UBT)