UBT News

Arianit Jakupi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Odës së Farmacistëve

Arianit Jakupi nuk është më kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës. Ai është shkarkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi, me 29 vota pro. 25 delegatë kanë qenë kundër shkarkimit të tij dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Oda e Farmacistëve tash për tash mbetet pa kryetar.

Exit mobile version