Ariana Grande shijoi një darkë luksoze me familjen e saj në Mayfair pas premierës së filmit Wicked: For Good, por i dashuri i saj, Ethan Slater, mungoi dukshëm.
Ylli i pop-it, 31 vjeç, u shfaq me një fustan të zi të zbukuruar me motive lulesh, ndërsa prindërit dhe vëllai i saj ishin të pranishëm.
Burime pranë çiftit kanë pohuar se marrëdhëniet mes Arianës dhe Ethanit janë tensionuar.

Në tapetin e kuq, dyshja nuk pozuan së bashku, gjë që ka nxitur spekulime mbi lidhjen e tyre, shkruan DailyMail.
Ethan reagoi ndaj thashethemeve me një postim domethënës në Instagram gjatë fundjavës.
Premierë e Wicked: For Good solli Ariana-n dhe bashkë-aktorën Cynthia Erivo në qendër të vëmendjes, të dyja të veshura me fustane elegante të errëta, në kontrast me ngjyrat e përdorura për promovimin e filmit të parë.
Filmi, i cili do të dalë në kinema më 21 nëntor, përfundon rrëfimin e dy shtrigave të Ozit dhe vijon suksesin e muzikëlit origjinal. Ariana dhe Cynthia performuan disa këngë nga vazhdimi, duke treguar kiminë e tyre të gjallë dhe energjinë gjatë intervistave dhe fotografive.
I drejtuar nga Jon M. Chu, fitues çmimesh, filmi vazhdon linjën e suksesit të Wicked, i cili fitoi mbi 747 milionë dollarë në biletari dhe mori shumë vlerësime kritike. /A.Z/UBT News/
