UBT News

Argjentinë, 8 mijë raste të reja në 24 orë


Argjentina ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit numrin më të madh ditor të infektimeve me koronavirusin e ri, me 8 225 raste të reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Rreth 320 871 të kontaminuar me COVID-19 janë regjistruar në total që prej fillimit të pandemisë dhe 6 517 të vdekur, në një vend me 44 milionë banorë, raporton ATSh.

Kjo shifër e lartë e rasteve të reja në një ditë të vetme ndodhi tre ditë pas një marshimi të madh të opozitës në qendër të Buenos Airesit, për t’i kërkuar qeverisë fundin e masave kufizuese, që manifestuesit i konsiderojnë si shtrëngime të lirisë individuale.

Këto protesta ndodhën menjëherë pas njoftimit nga qeveria e presidentit, Alberto Fernandez për një zgjatje deri më 30 gusht të masave kufizuese në zonën metropolitane të kryeqytetit, që numëron 90% të rasteve të regjistruara në Argjentinë.

Exit mobile version