UBT News

Argjentina heton tri rastet e vdekjes si pasojë e pneunomisë

Edhe një person ka vdekur këtë javë në Argjentinë si pasojë e një lloji të pneunomisë së pashpjegueshme që preku në total nëntë persona.

Të gjitha rastet u trajtuan në një klinikë private në provincën veriperëndimore Tucuman. Autoritetet thonë se po vazhdojnë hetimet në lidhje me rastin. Po ashtu po kryhen hetime në ujësjellësin lokal dhe në kondicionerët e ajrit.

Viktima e tretë ishte një 70-vjeçare, e cila ishte shtruar në klinikë për një procedurë kirurgjikale./UBTNews/

Exit mobile version