UBT News

Arbërie Nagavci shërohet nga COVID-19

Arbërie Nagavci u shërua nga COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar Nagavci përmes një shkrimi në Facebook, ku tha se këto dy javë nuk ishin të lehta për të.

“Pas dy javëve jo të lehta të infeksionit me Covid-19, prej të cilave një javë edhe e hospitalizuar në QKUK, tashmë kam filluar të marrë veten dhe po i rikthehem aktiviteteve dhe punës.  Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë punëtorët shëndetësor, në QKUK, në shtëpitë e shëndetit dhe në farmaci. Përkundër se të stërngarkuar me punë dhe duke u përballur me sfida të shumta, përfshi ato të mungesës së ilaqeve dhe vështirësisë për të kërkuar nga pacientët që disa nga ilaqet t’i sigurojnë/blejnë vet, ata ishin në nivel të detyrës në aspekt profesional e etik”, shkroi ajo mes tjerash./UBTNews

Negative me Covid-19, por me pozitivitet e energji për punët që na presin. Pas dy javëve jo të lehta të infeksionit me…

Posted by Arbërie Nagavci on Tuesday, March 9, 2021

Exit mobile version