UBT News

Arabia Saudite planifikon ndërtimin e shtëpive të përkohshme për viktimat e tërmetit

Arabia Saudite planifikon të ndërtojë disa mijëra shtëpi të përkohshme për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, tha kreu i Qendrës së Ndihmës Humanitare.

Abdullah bin Abdulaziz Al Rabeeah i tha televizionit Al Ekhbariya se vendi i tij po planifikon ndërtimin e 3 mijë shtëpive të përkohshme në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë ata që janë prekur nga fatkeqësia e tërmetit … për javë dhe ndoshta muaj për shkak të shkallës së madhe të tragjedisë”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version