Arabia Saudite regjistroi shifrën më të lartë ditore të rasteve të reja me COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Rastet në mbretërinë, e cila ka popullsinë më të madhe të Gjirit me rreth 35 milionë, janë rritur në mënyrë dramatike që nga fillimi i vitit me përhapjen globale të variantit Omicron.
Të mërkurën, Arabia Saudite raportoi 5 mijë e 362 raste të reja dhe dy raste të vdekjes./UBTNews