Arabia Saudite ka vendosur të hapë një urë ajrore për t’i ofruar ndihmë Marokut pas tërmetit vdekjeprurës të së premtes, i cili la më shumë se 2 mijë e 100 njerëz të vdekur.
Mbreti Salman bin Abdulaziz dhe Princi i Kurorës Mohamed bin Salman urdhëruan Qendrën e Ndihmës Humanitare dhe Ndihmës së Mbretit Salman të “hapin një urë ajrore për të ofruar ndihma të ndryshme për të zbutur efektet e tërmetit mbi popullin vëlla maroken”, Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), ka raportuar të dielën mbrëma.
Riadi do të dërgojë gjithashtu një ekuipazh kërkimi dhe shpëtimi për të marrë pjesë në aktivitetet e ndihmave dhe aktivitete humanitare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, sipas Abdullah al-Rabeeah, mbikëqyrësi i përgjithshëm i Qendrës së Ndihmës Humanitare dhe Ndihmës së Mbretit Salman, shkruan AA.
Vende të ndryshme arabe kanë dërguar ndihmë në Marok, duke përfshirë Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Bahreinin.
Të paktën 2 mijë e 122 njerëz u vranë dhe 2 mijë e 421 të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun të premten mbrëma, njoftoi Ministria e Brendshme.
Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në shekullin e fundit, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.