UBT News

Arabia Saudite emëron ambasadorin e parë në Palestinë

Arabia Saudite ka emëruar ambasadorin e saj të parë te palestinezët, vendim ky që vjen në mes të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara mbi një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve midis mbretërisë së Gjirit dhe Izraelit.

Në shenjë mbështetjeje për palestinezët, Arabia Saudite emëroi ambasadorin e saj në Jordani, Naif bin Bandar Al-Sudairi, si “ambasador jorezident në Shtetin e Palestinës dhe Konsull të Përgjithshëm në Jerusalem”.

Një ceremoni u zhvillua të shtunën në kryeqytetin jordanez Aman, ku këshilltari diplomatik i presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas mori letrat kredenciale të Al-Sudairi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve saudite (SPA)./UBTNews/

Exit mobile version