Arabia Saudite ekzekutoi 81 burra të shtunën, përfshirë shtatë jemenas dhe një sirian, për terrorizëm dhe vepra të tjera, thanë autoritetet. Konsiderohet se është ekzekutimi më i madh masiv në dekada.
“Këta individë, gjithsej 81, u dënuan për krime të ndryshme duke përfshirë vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, tha ministria e brendshme në një deklaratë.
“Krimet e kryera nga këta individë përfshijnë gjithashtu premtimin për besnikëri ndaj organizatave të huaja terroriste, si ISIS (Shteti Islamik), Al Kaeda dhe Houthis”, thuhet më tej.
Nga ministria nuk u dhanë detaje se si u kryen ekzekutimet./UBTNews/