Arabia Saudite është e hapur për dialog me Iranin, deklaroi ministri i jashtëm iranian, pasi takimit me homologun e tij saudit në Jordani.
Në një postim që u publikua të mërkurën, ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian njoftoi se ai bisedoi me ministrin e jashtëm saudit, princin Faisal bin Farhan Al Saud, përveç homologëve të tjerë nga rajoni dhe nga Franca në margjinat e një konference që u fokusua në Irak dhe në Jordani, që u mbajt të martën.
“Ministri saudit më ofroi gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar dialogun me Iranin”, shkroi ai.
Dy shtetet i shkëputën marrëdhëniet diplomatike në vitin 2016 pas shpërthimit të një proteste në ambasadën e mbretërisë me shumicë sunite në Teheran pas ekzekutimit të një udhëheqësi të shquar shiit./UBTNews/