Arabia Saudite do të jetë nikoqire e samitit për të diskutuar planin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për paqen në vazhdën e pushtimit rus, konfirmoi një zyrtar i lartë i Kievit.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelenskyt, tha të dielën se zyrtarë nga disa vende do të marrin pjesë në samitin e Arabisë Saudite, por nuk tha se kur dhe në cilin qytet do të mbahet takimi.
The Wall Street Journal, e cila e para raportoi lidhur me samitin duke cituar “diplomatë të përfshirë në diskutim”, tha se bisedimet do të mbahen më 5 dhe 6 gusht në qytetin Jeddah./UBTNews/