Arabia Saudite të mërkurën dënoi fuqishëm sulmin e Izraelit në kampin më të madh të refugjatëve në Gaza, duke lënë të vdekur 47 persona, përfshirë edhe komandantin e Hamasit, i cili është i përfshirë në sulmet e 7 tetorit.
“Mbretëria e Arabisë Saudite dënon në termat më të ashpër të mundshëm shënjestrimin çnjerëzor nga forcat okupuese izraelite të kampit të refugjatëve Jabalia në Rripin e Gazës, i cili shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh civilësh të pafajshëm”, njoftoi ministria e Jashtme Saudite përmes një deklarate në X./UBTNews/