UBT News

Apple zhvendos prodhimin kryesor të iPhone në Indi për serinë iPhone 17

Sipas raportimeve të Bloomberg, Apple po transferon pjesën më të madhe të prodhimit të iPhone në Indi, përpara prezantimit të serisë së re iPhone 17, që pritet të ndodhë muajin e ardhshëm.

Kompania planifikon të prodhojë të gjitha katër modelet e serisë në Indi, dhe për herë të parë, të gjithë iPhone-t e rinj që do të dërgohen në tregun amerikan do të prodhohen atje. Ky lëvizje shërben për të zvogëluar varësinë e Apple nga Kina dhe për të rritur kapacitetet prodhuese në Indi, ku kompania ka zgjeruar aktivitetin në pesë fabrika, përfshirë dy që janë hapur së fundmi.

Bloomberg raporton se deri në gjysmën e prodhimit të iPhone-ve në Indi do të vijë nga fabrikat e kontrolluara nga Tata Group, një multinacionale indiane me bazë në Mumbai. Gjithashtu, partneri i hershëm i Apple, Foxconn, vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm me fabrikën e saj në Bangalore.

Seria iPhone 17 pritet të prezantohet në shtator, me modelet standard iPhone 17, 17 Pro dhe 17 Pro Max, si dhe një variant më të hollë dhe më të avancuar që do të quhet iPhone Air. Për modelin “buxhetor” të gjeneratës së ardhshme, iPhone 17e, pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2026.

Në Shtetet e Bashkuara, administrata Trump kishte kërcënuar me tarifa nëse Apple do të vazhdonte të prodhonte jashtë vendit. Megjithatë, kompania ka njoftuar së fundmi nga Shtëpia e Bardhë një investim shtesë prej 100 miliardë dollarësh në prodhimin brenda SHBA-së, si pjesë e programit “Made in America”. Ky investim është pjesë e një strategjie më të gjerë të Apple, që kap vlerën totale prej 600 miliardë dollarësh, për të rritur prodhimin e komponentëve në vend.

Ndërkohë, India vazhdon të jetë një prej vendeve ku Apple shmang tarifat e administratës Trump për momentin, pasi iPhone-t e prodhuar aty nuk janë prekur nga masa tarifore, sipas Bloomberg.

Exit mobile version