UBT News

Apple zbulon iOS 15, ka karakteristika nga jeta pas pandemisë

Apple mbajti konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të hënën duke zbuluar karakteristika të reja në iOS 15, ndërsa bota po fillon të dalë nga pandemia. Ndër karakteristikat e reja janë azhurnimet e videothirrjeve në FaceTime dhe çelësat dixhitalë në Apple Wallet.

Në FaceTime iu mundësohet përdoruesve të shikojnë filma ose të dëgjojnë muzikë bashkë gjatë thirrjes. Gjithashtu janë bërë edhe ndryshime që fytyrat të duken sa më bukur gjatë një telefonate. Po ashtu edhe përdoruesve të Androidit dhe Windowsit do t’ju mundësohet të kenë qasje në FaceTime.

“Ne e kemi gjetur veten duke përdorur videothirrje pothuajse për çdo gjë”, deklaroi Craig Fedeighi nga Apple gjatë prezantimit kryesor ditëm e djeshme.

Apple po paraqet gjithashtu azhurnime në portofolin e saj celular që do të lejojë përdoruesit të zhbllokojnë gjithçka, nga shtëpia e tyre në dhomën e hotelit me çelësa dixhitalë në aplikacion./UBTNews

Exit mobile version