Modelet e ardhshme të Apple Watch mund të jenë në gjendje të gjurmojnë presionin e gjakut dhe nivelin e glukozës, shkruan MacRumors.
Teknologjia e zhvilluar nga Rockley bazohet në sensorë optikë, të cilët zbulojnë nivelin e substancave përmes lëkurës.
Apple siguron shumicën e të ardhurave të kompanisë ”Rockley Photonics”, që prodhon sensorë optikë.
Brezi i ardhshëm i sensorëve Rockley, pritet të mbërrijë vitin e ardhshëm, që përkon me prezantimin e modeleve të Apple Watch Series 8. \atsh