Apple Watch është një nga orët inteligjente më të njohura dhe më të përdorura në botë, e krijuar nga Apple për t’u integruar ngushtë me ekosistemin e pajisjeve. Ajo ofron shumëllojshmëri funksionesh që mbulojnë shëndetin, aktivitetin fiziko-sportiv dhe komunikimin duke e bërë një mjet të dobishëm për përdoruesit. Ndoshta nuk e dini se “Apple Watch” ka shpëtuar disa jetë falë mjeteve të lidhura me shëndetin, siç është sensori i rrahjeve të zemrës.
Funksioni paralajmëron shërbimet e urgjencës dhe kontaktet e elektrokardiogrami (EKG) monitoron përdoruesin për ritme jonormale të zemrës. Ata që blenë Apple Watch Series 6, Series 7, Series 8 dhe Series 9 para datës 18 janar të 2024-ës, kanë ende një oksimetër pulsi që mat oksigjenin në gjakun e një personi.
Për shkak se një gjykatës i Komisionit Ndërkombëtar të Tregtisë vendosi se “Apple” ka shkelur një patentë në pronësi të Masimo në lidhje me veçorinë, “Apple Watch Series 9” dhe modelet e mëvonshme të blera më 18 janar dhe pas saj nuk mund të kenë një pulsoksimetër.
“Apple Watch Series 10” ka një sensor që është në kërkim të apnesë së gjumit e tani disa përdorues të “Apple Watch” pretendojnë se aplikacioni “Vitals” i disponueshëm për “Apple Watch” me përditësimin watchOS 11 po u jep atyre njoftim të avancuar kur ata do të sëmuren.
Përndryshe, aplikacioni “Vitals” kërkon një javë përdorim gjatë natës për të llogaritur një interval bazë për metrikat shëndetësore, dhe këto metrika përfshijnë rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes, temperaturën dhe kyçit të dorës, oksigjenin e gjakut dhe kohëzgjatjen e gjumit. Nëse më shumë se një prej këtyre metrikave është jashtë kufijve normalë, do të merrni një njoftim që ju paralajmëron. /UBT News/