UBT News

Apple Watch “Pro” do të sjellë ridizajnimin e parë në pesë vjet

Sipas një raporti të Bloomberg në fillim të muajit, varianti i rangut të lartë të Apple Watch Series 8 do të ketë ekranin më të madh që Apple ka vendosur ndonjëherë në një orë inteligjente.

Si rezultat një dizajn i ri pritet nga ora. Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple Watch “Pro” do të ketë një dizajn të ri. Kompania nuk e ka ridizajnuar orën që prej Series 4 në 2018-ën.

Gurman thotë se modeli i ri do të jetë më i madh sesa modelet aktuale Series 7 për të akomoduar ekranin që është 7% më i madh.

Për kasën Apple do të përdorë një formulë më të fuqishme titaniumi që do ta bëjë orën më fortë për sportet ekstreme. Me një bateri më të madhe dhe modalitetin “Low Power Mode”, Gurman thotë se Apple Watch Pro do të rezistojë disa ditë me një karikim të vetëm.

Është spekuluar edhe për një sensor të temperaturës së trupit për mbarë linjën Series 8.

Një orë inteligjente e rangut të lartë është një prej shumë produkteve që Apple raportohet se po përgatit për debutimin në Vjeshtë krahas iPhone./PCWorldAlbanian

Exit mobile version