UBT News

Apple Watch 7 del në treg javën e ardhshme

Mëngjesin e së hënës Apple njoftoi se po fillon me pranimin e porosive për modelin e ri të Apple Watch. Ky produkt i Apple do të dalë në treg nga 15 tetori.

Apple Watch lansohet zakonisht në të njëjtën kohë me modelin e ri të iPhone-ve, por këtë herë Apple kishte disa kufizime në furnizim.

Apple Watch i ri ka një ekran më të madh se modelet e mëparshme, karikohet më shpejt dhe ka një çip të ri. Por nuk ofron ndonjë veçori të re, siç kishin disa modele të mëparshme.

Çmimi i Apple Watch Series 7 është 399 dollarë./UBTNews

Exit mobile version