Apple konfirmoi të hënën se do të prodhojë iPhone 14 në Indi, teksa gjiganti i teknologjisë po largon një pjesë të prodhimit nga Kina.
Kompania prezantoi iPhone 14 në një event në fillim të këtij muaji, ku u fokusua më tepër në aspektin e sigurisë sesa në veçori të reja teknike.
“Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja novatore dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Ne jemi të ngazëllyer që do të prodhojmë iPhone 14 në Indi”, tha Apple në një deklaratë.
Analistët në J.P.Morgan presin që Apple të zhvendosë rreth 5% të prodhimit të iPhone 14 nga fundi i vitit 2022 në Indi, që është tregu i dytë më i madh në botë i smartfonëve pas Kinës./UBTNews/