UBT News

Apple shënon 20 vjet, iPhone me serinë e re në 2027

iPhone do të festojë 20-vjetorin e tij në vitin 2027, dhe Apple planifikon të sjellë emocion me një ridizajn të guximshëm dhe disa ndryshime në emërtim.

Sipas parashikimeve, iPhone i vitit 2027 do të duhej të quhej iPhone 19, por studiuesi i lartë i Omdia, Heo Moo-yeol, sugjeron që Apple mund të anashkalojë këtë numër dhe të kalojë direkt te iPhone 20, një lëvizje e ngjashme me atë që kompania bëri me iPhone X në vitin 2017.

Lansimi i asaj serie shënoi një ridizajnim të madh që ndikimin e tij e ndjejmë ende sot.

Seria e re iPhone 20 pritet të shënojë një tjetër pikë kthese në dizajn, me panel ekrani pa kornizë dhe linja të pjerrëta që e bëjnë pajisjen të duket si një copë qelqi e vetme kur shihet nga përpara.

Raportet sugjerojnë se Apple anashkalon iPhone 18 të zakonshëm vitin e ardhshëm dhe të përqendrohet në modelet Air, Pro dhe iPhone Fold të pritur.

Në vitin pasues, Apple pritet të sjellë serinë e iPhone 20, duke përfshirë modelin standard, i cili mund të lansohet në gjysmën e parë të vitit së bashku me iPhone 18e me çmim më të përballueshëm. Modelet iPhone 20 Pro, Air dhe Fold 2 pritet të prezantohen më vonë gjatë një ngjarjeje të veçantë në vjeshtë.

Exit mobile version