UBT News

Apple ruan informacione të përdoruesve në Kinë

Duke ruajtur informacione në serverët Kineze Apple i është nënshtruar ligjeve lokale duke vënë në dyshim besueshmërinë e kompanisë.

Apple ka konfirmuar se ka ruajtur informacioneve të konsumatorëve Kinezë në qendrat e të dhënave në Kinë pas raporteve të New York Times.

Megjithatë kompania insistoi se nuk ka pasur asnjë kompromentim të dhënash as nga ana e kompanisë as klientëve.

Kina prej vitesh akuzohet se përdor teknologjinë për të gjurmuar qytetarët e madje zhvilluar mjete për përgjimin masiv.

Duke ruajtur informacione në serverët Kineze Apple i është nënshtruar ligjeve lokale duke vënë në dyshim besueshmërinë e kompanisë.

Por vetë kompania thotë se i nënshtrohet ligjeve lokale në të gjitha vendet ku ka një prezencë fizike. Në Dhjetor të 2020-ës Apple ishte kompania e cila fshiu 46 mijë aplikacione nga dyqanet e aplikacioneve në Kinë pas një urdhrit shtetëror.

Shumica ishin lojëra të cilat duhej të kishin një licencë për të operuar në Kinë. Në 2019-ën gjiganti tjetër Google braktisi një projekt për të lançuar një version të censuruar të motorit të kërkimit në Kinë pas kritikave nga vetë stafi. /PCWorld Albanian

Exit mobile version