UBT News

Apple pritet të zbulojë një MacBook të ri ditën e sotme

Apple mund të mos presë gjatë për të zbuluar produktin e parë të vitit 2023. Sipas Mark Gurman të Bloomberg, 9to5Mac dhe MacRumors, të gjithë pretendojnë se Apple do të prezantojë një produkt ditën e sotme.

Edhe pse shumica nuk kanë informacione të qarta, Gurman thotë se mund të jetë një MacBook Pro M2 14 ose 16-inç.

Gurman më herët është shprehur se këto sisteme do të kenë dizajnë të ngjashme me variantet M1 lançuar në fund të 2021. Por kësaj here do të përqendrohen rreth çipeve të reja M2 Pro dhe M2 Max të cilët kanë deri në 12 bërthama procesorike dhe 38 bërthama grafike në variantin Max.

Janë këto laptopë që sigurojnë performancën më të mirë të mundshme që Apple mund të ofrojë.

Ato mund të jenë Mac-ët e parë që përfshijnë Wi-Fi 6E. Nëse keni një router që ofron këtë standard Wi-Fi, ju do të shikoni shpejtësi më të larta, më pak vonesa dhe më pak ngarkesë në rrjetet tuaja lokale.

iPad Pro M2 ofron Wi-Fi 6E. Nuk janë përmendur produkte të tjera për debutim të mundshëm gjatë kësaj periudhe./PCWorldAlbanian

Exit mobile version