UBT News

Apple pritet të sjellë ndryshime të mëdha me iPhone 18

Apple, kompania e njohur për qasjen e kujdesshme ndaj ndryshimeve në harduer, duket se po përgatit një hap të madh përpara me gjeneratën e ardhshme të iPhone-ve.

Sipas raportimeve nga portali The Bell, modeli standard i iPhone 18 mund të vijë me 12 GB RAM, rritje e ndjeshme krahasuar me 8 GB që ofrohet aktualisht.

Nëse të dhënat rezultojnë të sakta, kjo do të ishte hera e parë që Apple merr versionin bazë të iPhone-it, dhe jo vetëm variantet Pro – me kaq shumë memorie.

Shtimi i RAM-it nuk do të shërbejë vetëm për statistika më të larta: do të përmirësojë performancën në multitasking, do të lehtësojë hapjen më të shpejtë të aplikacioneve dhe do të optimizojë përdorimin e funksioneve të inteligjencës artificiale, që pritet të jenë pjesë qendrore e sistemit të ri operativ iOS 19.

Apple planifikon të përdorë LPDDR5X RAM, teknologji që ofron shpejtësi më të lartë dhe konsum më të ulët energjie krahasuar me versionin aktual.

Ky hap do ta vendoste kompaninë në një pozitë më konkurruese ndaj rivalëve si Samsung dhe Google, që cilët ofrojnë pajisje premium me sasi të ngjashme ose më të mëdha memorjeje.

Edhe pse Apple nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar, vërehet se kompania po e ngushton diferencën mes modeleve standarde dhe atyre Pro – një strategji që do t’u sillte përdoruesve më shumë vlerë për çmimin që paguajnë.

Seria iPhone 18 pritet të prezantohet në shtator 2026, dhe përveç rritjes së RAM-it, flitet edhe për përmirësime në kamera, dizajn të ri dhe një fokus më të madh në inteligjencën artificiale. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version